Unë jam Dr. Fleura Shkëmbi
Psikologe & Hipnoterapiste Klinike,
Life Coach & Mindfulness Meditation Trainer
Do të të ndihmoj të gjesh shtegun tënd në jetë!
Me "Life Coach Training" ti do të:
- Pajisesh me një çertifikatë profesionale
- Mësosh aftësi që do të mund ti përdorësh në çdo fushë, apo në profesionin si trajner
- Ndihesh mjaft i sigurt për të punuar me klientë, të cilët do të paguajnë për shërbimin tënd profesional
- Investosh në suksesin tënd
- Fitosh aftësi dhe teknika që do të të shërbejnë në biznes, komunikim dhe gjithë jetën tënde
- Bëhesh Trajner i Jetës Profesionale
Dëshiron të bëhesh një Life Coach i Çertifikuar?
Po eksploroni Life Coaching për herë të parë?
Apo jeni të interesuar të përmirësoni aftësitë tuaja trajnuese dhe të zbuloni një qasje të re trajnimi të bazuar në psikologji? Në çdo rast, ky kurs kualifikimi do të paraqesë një proces të plotë të aplikueshëm të Life Coach.
Nga ky program do të përfitojë të gjithë ata që dëshirojnë të ndryshojnë karrierën dhe të fillojnë një praktikë si Life Coach (me kohë të plotë ose të pjesshme).

Life Coach
Përveç këshillave dhe mjeteve profesionale të trajnimit, ky kurs …

NIVELI I
Në këtë modul do të keni mundësi të trajnoheni mbi psikologjinë e motivimit…

NIVELI II
Në këtë modul do të keni mundësi të trajnoheni mbi psikologjinë e motivimit…

NIVELI III
NLP studiohet për të kuptuar sjelljen njerëzore dhe zhvillimin e saj …
Çfarë e bën këtë trajnim të veçantë?
Ky program i thelluar është hartuar posaçërisht për t’ju pajisur me aftësi trajnuese, mjete dhe perspektiva që do t’ju ndihmojnë t’i zbatoni çdo ditë në punën me klientët e vërtetë.
Programi ju mëson teknikat kyçe të NLP, Komunikimit Hipnotik dhe analizës së Gjuhës së Trupit.
Teknikat më efikase që përdoren sot në botë, për të menaxhuar Ankthin, Stresin dhe Shterimin emocional në jetën personale dhe profesionale.
Teknikat e Meditimit Mindfulness për të qënë në kontakt me veten dhe të arrini qetësinë shpirtërore.
Strategji të përdorura në mbarë botën nga shumë trajnerë të shquar të Life Coach, dëshmi e cilësisë së lartë të këtij kursi.
Mësoni sekretet profesionale që do të bëjë diferencimin tuaj nga trajnerët e tjerë.
Përmban modele që NUK janë të disponueshme në asnjë produkt tjetër në shqip, të hartuara me kujdes për një kohë të gjatë nga Dr. Fleura Shkëmbi.
Përfitoni një Certifikatë zyrtare, të vlefshme të Life Coach, të certifikuar nga Ministria e Ekonomise dhe Financave.
Niveli I
Zhvillimi dhe njohja e inteligjencës emocionale është çelësi për të kapërcyer emocione negative të tilla si: ankthi dhe frika. Truri ynë punon duke patur si pikë referimi modele të caktuara dhe rrëfimet hipnotike përmes metaforës janë një nga mënyrat më të fuqishme që do t’ju ndihmojnë të identifikoni shkaqet dhe të kapërceni pengesat tuaja në jetë.
Do të kuptoni që IE, motivimi dhe komunikimi janë karakteristikat kryesore të liderëve, menaxherëve, drejtuesve të kompanive dhe njerëzve më të suksesshme që keni parë.
Niveli II
Avantazhi i këtij niveli është aplikimi i teknikave dhe strategjive praktike të menaxhimit të stresit, ankthit dhe shterimit emocional ku përfshihen metoda të frymëmarrjes, imazhe të drejtuara dhe praktika të tjera për të relaksuar trupin dhe mendjen. Dr. Fleura Shkëmbi, trajneria juaj, e ka hartuar programin në mënyrë që cdo gjë të mësohet shpejt dhe saktë, të përmbajë video dhe studimeve interesante dhe, mbi të gjitha, ushtrime praktike, ku do të aftësoni shprehitë tuaja si Life Coach i ardhshëm.
Niveli III
Komunikimi hipnotik është një mjet gjuhësor fantastik dhe i fuqishëm që ju lejon të kuptoni këndvështrimin e dikujt duke krijuar një gjendje fokusi dhe qetësie. Kjo teknikë mund të përdoret mes dy personave, në grupe të mëdha, ose në jetën e përditshme përmes telefonit.
Nëse dëshironi të sillni ndryshime të verteta në jetën e njerëzve tuaj të afërt, të punonjësve apo të klientëve tuaj, NLP është fusha më interesante dhe mjeti më i fuqishëm, për të riprogramuar trurin njerëzor që studion sjelljen dhe zhvillimin e saj drejt rritjes profesionale dhe personale.
Aftësia për të interpretuar sjelljen fizike dhe ekspresivitetin, ju jep pushtetin e leximit të ndjenjave të fshehura të dikujt. Përshtypja me një të panjohur krijohet në 10 sekondat e para të bisedës. Sapo ju etiketoheni në mendjen e dikujt, gjithcka tjetër në të ardhmen do të kalojë nga ky filtër.
Ky trajnim është një domosdoshmëri për këdo që dëshiron të jetë mjeshtër i komunikimit dhe ekspert në përmirësimin e shëndetit mendor, përfshirë dhe TY!
Dëshmi
Life coach është eksperienca që më ka ndihmuar në transformimin dhe në gjenerimin e ndryshimit të perspektives, rritjes së motivimit, angazhimit dhe përgjegjësisë në çdo aspekt të jetës sime personale dhe profesionale.
Life coach është investimi dhe dhurata më e mirë që i bëra vetes time!
Malvina
Dhurata
Nga ata eksperiencat që të ndryshojnë mendësinë, të bëjnë që të njohësh veten, e njëkohësisht të përmirësosh raportet me të tjerët. Energjia pozitive ndjehet gjatë gjithë kohës në ajër. Për më tepër efekti shumëdimensional vazhdon të zgjasë në kohë.
Arjeta
Drita
Një mundësi e shkëlqyer për të ndjekur një program Life Coach brenda komoditeteve të vendit tim. Klima e ngrohtë, harmonia, fryma e organizimit dhe e ruajtjes së balancave e kanë bërë këtë përvojë transformuese. Një punë e madhe dhe një njeri pa dyshim kompetent dhe i mrekullueshëm.
Merita
KY KURS
- Do t’ju ndihmojë të ruani ndjenjat e pastra dhe intuitën të mprehtë, që të mund të përshtateni me mendimet dhe emocionet e të tjerëve
- Zotëroni aftësi komunikimi që do të përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme marrëdhëniet tuaja personale dhe ato të biznesit
- Të riprogramoni mendjen duke përdorur teknika të thjeshta, praktike që ndihmojnë klientët tuaj të zëvendësojnë shpejt emocionet negative dhe të krijojnë ndryshime të qëndrueshme të sjelljes
- Si të dizenjoni dhe jepni një sërë sesionesh të Life Coaching
- Do të mësoni gjithçka rreth marrëdhënies midis vetëdijes, vetë-disiplinës dhe efektivitetit personal
- Të çlironi veten dhe klientët tuaj nga fobitë, zakonet e këqija, modelet negative të të menduarit, besimet kufizuese dhe dhimbjet emocionale.
Informohu më tepër