NIVELI I

MOTIVIMI DHE INTELIGJENACA EMOCIONALE – METAFORA DHE STORY TELLING

Në këtë modul do të keni mundësi të trajnoheni mbi psikologjinë e motivimit, qënieve njerëzore si dhe çfarë i nxit ata të punojnë fort që të arrijnë qëllimet e tyre në jetë. Do të keni mundësinë që të mësoni nëpërmjet praktikës mbi konceptin e inteligjencës emocionale dhe rëndësinë e saj për zhvillimin personal dhe profesional.

Truri ynë punon duke patur si pikë referimi modele të caktuara dhe tregimet hipnotike (Story Telling) janë një nga mënyrat më të fuqishme për të ndihmuar dikë të kapërcejë sfidat e tij.

Përdorimi i metaforës, ndonëse ne nuk e kuptojmë, është një nga teknikat më të fuqishme të hipnozës, të cilën e përdorim pa e ditur efektin e saj në komunikimin tonë të përditshëm. Metafora është “Kali i Trojës” në pavetëdijen tonë.

 

ÇFARË DO TË PËRFITONI?

  • Të hartoni metafora hipnotike nga niveli fillestar deri tek më i avancuari, të cilat promovojnë ndryshime të mëdha dhe pozitive në jetë.
  • Të jeni një dëgjues i mirë dhe të merrni informacionin e nevojshëm për të ndërtuar një metaforë efektive ose histori terapeutike.
  • Do të dini si të motivoni studentët, punonjësit tuaj, kolegët, dhe më e rëndësishmja, veten tuaj.
  • Do të kuptoni psikologjinë e sjelljes njerëzore dhe si ndikojnë emocionet në eksperiencat jetësore.
  • Si të njihni dhe të menaxhoni emocionet tuaja për të përmirësoni sferën personale.

 

KUJTI I SHËRBEJNË KËTO MODULE?

  • Manaxherëve dhe drejtuesve të ekipeve të vogla, ose të mëdha që duan të krijojnë një ndryshim të thellë tek klientët e tyre.
  • Kujtdo që dëshiron të mësojë dhe të rritë motivimin dhe inteligjencën emocionale në jetën dhe punën e tij: personave në karierë.
  • Të gjithë atyre që janë të interesuar të mësojnë se si storytelling (tregimi/rrëfimi) dhe metafora mund të përdoren si forma terapie (psikologë këshillues, terapistë, life coach).
  • Atyre që dëshirojnë të zbulojnë potencialin e tyre, të jenë të sigurtë dhe të përballojnë më së miri sfidat e jetës.
  • Punonjësve të marketingut, personave influencues, folësve publikë.