NIVELI III

NLP studiohet për të kuptuar sjelljen njerëzore dhe zhvillimin e saj drejt rritjes profesionale dhe personale. Ajo lidh perceptimet, besimet, vlerat, emocionet, sjelljet dhe mënyrat tona të komunikimit me rezultatet apo qëndrimet që kemi gjatë një dite të zakonshme.

Komunikimi jo verbal mund të jetë mënyra më e fuqishme e komunikimit me personat e tjerë. Nëse jepni një prezantim ose jeni në një takim pune, duhet të dini se si të ktheni komunikimin joverbal në dobinë tuaj duke shfaqur vetëbesim, karizmë dhe energjinë tuaj.

Nëse jeni duke kërkuar rrugën e cila do t’ju shpalosë potencialin që fshihet brenda jush atëherë komunikimi hipnotik është mënyra më e sigurt e arritjes së çdo qëllimi që doni dhe që i keni vendosur vetes.

Ky modul do t’ju mësojë metoda shkencore të përdorimit të gjuhës verbale dhe joverbale, do t’ju japë pajisi me teknika praktike se si të përballoni qëndrimet dhe kundërshtimet e dëgjuesit.

 

ÇFARË DO TË PËRFITONI

  • Fuqinë e intuitës tuaj.
  • Si të shkëputeni nga zakonet e padobishme dhe të krijoni ndryshimin që dëshironi.
  • Të kuptoni si funksionon mendja, psikologjia dhe sjellja e qënies njerëzore.
  • Të përmrëisoni mirëqënien e shëndetit mendor, efektivitetin dhe aftësitë rigjeneruese.
  • Të zhdukni dyshimet dhe frikërat, mendimet negative me gjendje të fuqishme transi.
  • Të mësoni si të ktheni emocionet negative në ato pozitive për veten dhe klientët tuaj.
  • Të dini saktësisht se cfarë mesazhi t’u dërgoni të tjerëve përmes gjuhës së trupit.
  • Të dini se si komunikimi hipnotik përshtatet në terapi.

 

KUJTI I SHËRBEJNË KËTO MODULE?

  • Kujtdo që është i interesuar në përmirësimin personal dhe professional.
  • Programi i nivelit të tretë ofron një grup unik teknikash mbi aftësitë e komunikimit për trajnerë, prindër, mësuesë, studentë, terapistë, psikologë, manaxherë.
  • Ekspertëve të burimeve njerëzore, juristëve, biznesmenëve, punonjësve social që duan të përvetësojnë teknika unike.
  • Kujtdo që dëshiron të arrijë sukses dhe të njihet si profesionist i aftë në fushën përkatëse.