Dëshironi të përjetoni eksperiencën e vetëzotërimit duke zhvilluar atë nivel të vetëdijes që ju jep rolin e drejtuesit të mendjes dhe të fatit tuaj?
Trajnerët e jetës përqendrohen në të ardhmen dhe punojnë për të identifikuar fushat e mundshme për vetë-përmirësimin, rritjen personale dhe zhvillimin professional të klientit duke filluar që nga menaxhimi i avancimit të mirëqenies mendore dhe emocionale, mësimdhënies, prindërimit deri në rritjen e thellësisë personale dhe rritjes së potencialit profesional.
Ky Kurs i Çertifikimit si Life Coach u krijua për t’ju pajisur me të gjitha njohuritë themelore që do t’ju nevojiten për t’u pozicionuar si një trajner profesional jete, mbështetur në strategji të provuara nga koha për shndërrimin e këtyre qëllimeve në rezultate të prekshme.
ÇFARË DO TË PËRFITONI?
Përveç këshillave dhe mjeteve profesionale të trajnimit, ky kurs i çertifikuar e përgatit trajnerin se si të punojë me klientët. Si Life Coach do t’i ndihmoni klientët të:
- Kushtëzimi: kapërcejnë situatat kufizuese nga fëmijëria dhe ndikimet shoqërore.
- Pasionet/Interesat: eksplorojnë pasionet dhe interesat e tyre më të mëdha, si dhe të zbulojnë se për çfarë janë “krijuar”.
- Talentet/Aftësitë: eksplorojnë talentet e tyre natyrore dhe aftësitë që ata kanë për të përcaktuar mundësitë.
- Personaliteti: kërkojnë më thellë për llojin e personalitetit dhe të njihen me dëshirat dhe prirjet e tyre të vërteta.
- Përvojat: kërkojnë modele, ose të dhëna të fshira nga koha rreth të përvojave që ndryshojnë jetën.
- Kufizimi i besimeve: eliminojnë sistemet kufizuese të besimit dhe të ringrejnë sisteme të reja, që do të shërbejnë për të kapërcyer justifikimet e zakonshme që sjellin pengesa.
- Fuqizimi: fuqizohen duke rimarrë kontrollin e fuqive e tyre.
- Qëllimi: bashkojnë të gjithë elementët e mësipërm në një qëndrim të qartë dhe të shkruajnë vetë manifestin e tyre të lumturisë dhe zhvillimit personal.
KUJTI I SHËRBEN KY TRAJNIM?
- Ky trajnim i certifikimit të Life Coaching është i hapur për të gjithë dhe është i përshtatshëm për këdo që është i interesuar në zhvillimin ose rritjen personale.
- Këshilluesve, psikologëve, punonjësve socialë, studentëve.
- Prezantuesve, trajnerëve, folësve publik etj, të cilët dëshirojnë të arrijnë të jenë liderë në fushën e tyre.
- Ju duhet të bëheni pjesë e këtij kursi nëse doni të mësoni sekretet e trajnerëve dhe terapistëve më efektivë në botë.